Andre Onana është rikthyer për tu stërvitur te Ajaxi pas pezullimit.
Portieri kamerunas kishte rezultuar pozitivë në testin anti-doping dhe nuk ka të drejtë loje deri më 2 nëntor.
Megjithatë ai ka fituar rastin në CAS dhe tanimë është lejuar që të fillojë stërvitjet me Ajaxin.
Por largimi i tij nga gjiganti holandez do të ndodhë në janar ose në fund të sezonit.
Onana është futur në vitin e fundit të kontratës me Ajaxin dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.
Interi është duke monitoruar situatën e tij dhe raportohet se ka filluar bisedimet me agjentin e lojtarit.
Neroazzurët duan transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi kamerunasi shihet si pasardhësi i Samir Handanovic.
Kampioni në fuqi i Italisë është gati të ofrojë një shumë rreth katër milionë euro te Ajaxi për ta marrë portierin në janar.
Besohet se kampionët e Holandës do ta pranojnë këtë ofertë pasi nuk duan ta humbasin portierin në verë me parametra zero. /Telegrafi/