Interi janë në negociata të avancuara me Ajaxin për mbrojtësin e gjithanshëm holandez, 21-vjeçarin Kenny Tete.
Sipas gazetës holandeze Telegraaf, Nerazzurët janë shumë afër një marrëveshjeje me klubin holandez për talentin e tyre.
Tete tashmë ka gjashtë paraqitje për kombëtaren e parë të Holandës dhe kontrata e tij me Ajaxin do të përfundojë në qershor të vitit 2018.
Në këtë sezon, ai shënoi tre gola dhe kontribuoi me dy asistime në 23 ndeshje konkurruese.
Tani Interi duhet të pajtohet me kushtet personale me Tete dhe sot drejtori sportiv Piero Ausilio kishte drekuar me agjentin e tij, Mino Raiola, në Milano.
Megjithatë, ka edhe raporte se Galatasaray ka punuar për një transferim të tij prej tre milion eurove nga Ajaxi.
Shumëllojshmëria e tij është shumë e rëndësishme, pasi ndërsa Tete është kryesisht një mbrojtësi i djathtë, ai gjithashtu mund të luajë edhe në të majtë ose në qendër të mbrojtjes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=oK3yef2Miz0