Telegrafi

Interi mund të mbetet pa një tjetër yll, Al Ahli përgatitë ofertën e lartë

Klubet arabe vazhdojnë të jenë aktive në tregun e transferimeve duke tentuar të marrin yje të mëdha nga Evropa.

Al Ahli është një nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve, por pasi po hasin në vështirësi të transferojnë Marco Verrattin kanë kthyer vëmendjen nga mesfushori  i Interit, Hakan Calhanoglu.

Kur kanë mbetur edhe më pak e dy javë deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës, drejtuesit e Al Ahli pritet të trokasin në dyert e Interit me një ofertë joshëse për mesfushorin turk.

Lexo po ashtu Calhanoglu nënshkruan kontratë të re me Interin

Kanë qenë mediat franceze që kanë dhënë lajmin se Al Ahli është gati të ofrojë 40 milionë euro te Interi për transferimin e Hakan Calhanoglus.

Ndërkohë për mesfushorin është e gatshme një kontratë tre vjeçare me pagë prej 25 milionë eurove neto në sezon, pagë që është pesë herë më e lartë se sa fiton ai te Interi.

Lexo po ashtu Bastoni dhe Calhanoglu konfirmojnë të ardhmen te Interi, gati nënshkrimi i kontratave të reja

Edhe pse duket e vështirë që Interi ta lejoj largimin e Calhanoglus, një ofertë zyrtare do të bëj klubin zikaltër të mendohej për të ardhmen e turkut.

Al Ahli ka transferuar emra të mëdhenj këtë verë si Roberto Firmino, Riyad Mahrez, Saint Maximin, Franck Kessie, Roger Ibanez dhe së fundmi Merih Demiral. /Telegrafi/