Klubet arabe vazhdojnë të jenë aktive në tregun e transferimeve duke tentuar të marrin yje të mëdha nga Evropa.
Al Ahli është një nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve, por pasi po hasin në vështirësi të transferojnë Marco Verrattin kanë kthyer vëmendjen nga mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu.
Kur kanë mbetur edhe më pak e dy javë deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës, drejtuesit e Al Ahli pritet të trokasin në dyert e Interit me një ofertë joshëse për mesfushorin turk.
Kanë qenë mediat franceze që kanë dhënë lajmin se Al Ahli është gati të ofrojë 40 milionë euro te Interi për transferimin e Hakan Calhanoglus.
Ndërkohë për mesfushorin është e gatshme një kontratë tre vjeçare me pagë prej 25 milionë eurove neto në sezon, pagë që është pesë herë më e lartë se sa fiton ai te Interi.
Edhe pse duket e vështirë që Interi ta lejoj largimin e Calhanoglus, një ofertë zyrtare do të bëj klubin zikaltër të mendohej për të ardhmen e turkut.
Al Ahli ka transferuar emra të mëdhenj këtë verë si Roberto Firmino, Riyad Mahrez, Saint Maximin, Franck Kessie, Roger Ibanez dhe së fundmi Merih Demiral. /Telegrafi/