Site icon Telegrafi

Interi mund të heq dorë nga Lukaku, Manchester City gati të paguajë kartonin e tij

Interi ka hasur në problemet financiare këtë sezon, ndërsa vetëm largimin i një ylli si Romelu Lukaku mund të qetësojë paksa gjendjen në klub.

Nëse grupi kinez Suning nuk gjen blerës për të shitur një pjesë të aksioneve dhe për të rregulluar disi bilancin e klubit, atëherë duhet të shes.

Nëse kjo nuk ndodh, në verë drejtuesit e Interit mund të sakrifikojnë pikërisht Romelu Lukakun i cili kërkohet me ngulm nga Manchester City i Pep Guardiolës.

Blerja e kartonit të belgut nga Manchester United në verën e vitit 2019, i kushtoi Interit plot 74 milionë euro, plus 10 të tjera në formë bonusesh.

Interi nëse vendos ta shesë mund të kënaqet vetëm me një ofertë që sillet nga 100 deri në 120 milionë euro, shifra këto shumë të larta në kohë pandemie.

Nga Manchester City do të largohet Sergio Aguero dhe belgu shihet si zëvendësuesi ideal i argjentinasit edhe pse pëlqehet edhe norvegjezi i Borussia Dortmund, Erling Haaland. /Telegrafi/

Exit mobile version