Telegrafi

Interi mund ta fitojë titullin fundjavën që vjen

(Foto: Twitter/Inter)

Java vendimtare e Interit fillon sonte (e hënë) me ndeshjen ndërmjet Lazios dhe Milanit, pasi Nerazzurrët mund ta fitojnë titullin në fundjavën që vjen.

La Gazzetta dello Sport ka bërë një analizë që tregon se të zgjedhurit e Antonio Contes mund të shpallen kampionë të Italisë me fitore ndaj Crotones të shtunën.

Interi është lider në tabelën e Serie A, me 11 pikë më shumë se Atalanta që ndodhet në vend të dytë dhe 13 pikë më shumë se Milani që pozicionohet në vend të tretë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Conte ka thënë se skuadra e tij tashmë ka 95 për qind gjasa që ta fitojë Scudetton për sezonin 2020/2021.

Megjithatë, Milani ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Lazios dhe sfidën e radhës kundër Beneventos, në të cilat doemos duhet të arkëtoj gjashtë pikë për ta shtyrë festën e zikaltërve.

Nëse Rossonerët nuk i marrin gjashtë pikë në këto dy takime dhe Atalanta barazon ose humb nga Sassuolo të dielën – kjo e kombinuar me fitoren e Nerazzurrëve ndaj Crotones – atëherë Interi do të shpallet kampion katër xhiro pa përfunduar kampionati. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Inter)