Telegrafi

Interi monitoron katër mbrojtës

Interi që tani ka filluar të mendon për të përforcuar mbrojtjen gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas TuttoSport, lojtarët për fazën mbrojtëse që zikaltërit janë duke i ndjekur janë: Ricardo Rodriguez i Wolfsburgut, Sime Vrsaljko i Atletico Madridit, Benjamin Henrichs i Bayer Leverkusenit dhe Matteo Darmiani i Manchester Unitedi.

Favorit është zvicerani Rodriguez, por për atë është konkurrenca e madhe nga shumë klube evropiane.

Në rast se vjen ndonjëri nga të lartpërmendurit, atëherë më shumë mundësi do të largohen Yuto Nagatomo dhe Davide Santon. /Telegrafi/