Telegrafi

Interi merr tri pikët ndaj Torinos, përforcon kreun e tabelës

(Foto: Twitter/Inter)

Interi ka arritur të regjistrojë një tjetër triumf në Serie A duke fituar si mysafir i Torinos (2-1) në Stadio Olimpico Grande Torino.

Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste shënimi, ashtu që rrjetat mbetët të paprekura.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 62-të me golin e Romelu Lukaku të shënuar nga pika e bardhë.

Nuk zgjati shumë dhe vendasit i barazuan shifrat me golin e realizuar nga Antonio Sanabria (70’), i cili reagoi më së miri në zonë pas një harkimi nga këndi.

Dhe për rikthimin e epërsisë së Nerazzurrëve u kujdes Lautaro Martinez, i cili shfrytëzoi një harkim nga Alexis Sanchez duke e lënë të pashpresë portierin Salvatore Sirigu (85’).

Falë kësaj fitoreje, Interi numëron 65 pikë, nëntë më shumë se Milani (në vend të dytë) dhe 13 më shumë se Juventusi (në vend të tretë).

Torino ndodhen në shifrën prej 20 pikëve dhe është në pozitën e 18 në tabelë, gjegjësisht në zonën e rrezikut për të rënë nga liga. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore