Site icon Telegrafi

Interi mendon Tevezin si alternativë të ‘Gabigolit’

Tuttosport pretendojnë se Carlos Tevez ka më shumë gjasa për t’u bashkuar me Interin tani që Roberto Mancini është zëvendësuar nga Frank de Boer.

Ka pasur tashmë shumë sugjerime muajve të fundit se Interi janë në kërkim për të sjellë ‘Apachen’ përsëri në Serie A pas magjisë së tij me Juventusin.

Gjendja e tij në Boca Juniors mbetet e tensionuar, edhe pse klubi është i bindur se ai nuk do të lëvizin në këtë verë.

Lexo po ashtu Gjigantët anglez dhe Atletico ndërhyjnë në transferimin e ‘Gabigolit’

Sipas edicionit të sotëm të Tuttosport, largimi i Mancinit me pëlqim të dyanshëm e bën më të mundshëm ardhjen e Tevezit në San Siro.

Kjo pasi, dyshja Tevez-Mancini u ndanë në kushte të dobëta kur punuan së bashku në Manchester City.

Gazeta pohon se sulmuesi 32-vjeçarë shihet si alternativë për ‘Gabigol’, pasi torinezët e Juventusit janë duke udhëhequr garën për sulmuesin e Santosit. /Telegrafi/

Exit mobile version