Telegrafi

Interi mendon për mbrojtës

Skuadra italiane, Inter mezi po pret të hapet afati kalimtar i janarit për ta përforcuar mbrojtjen.

Reparti defensivë më së shumti po çalon te Interi dhe ‘Neroazzurrët’ kërkojnë të përforcohen.

Emri i ri në listën e Stefano Piolit është ai i mbrojtësit të djathtë të Torinos, Davide Zappacosta.

24-vjeçari ka pasur një stinor të mirë në Serie A, duke zhvilluar 22 ndeshje ku ka asistuar në tre gola.

Inter po e përcjellë italianin dhe është e gatshme të ofrojë rreth 14 milionë euro për transferimin e tij.

Zappacosta ka një kontratë me Torinon deri në qershor të vitit 2019, ndërsa falë paraqitjeve të mira ka fituar edhe një ftesë në Kombëtaren e Italisë. /Telegrafi/