Mauro Icardi mund të largohet nga Interi gjatë verës pasi raportet mes tij dhe klubit zikaltër nuk janë edhe aq të mira.
Argjentinasi nuk ka luajtur në dy ndeshje e fundit, duke thënë se është i lënduar në gju, por në testet e fundit mjekësore që klubi i ka kryer nuk ka gjetur ndonjë lëndim në gjurin e lojtarit.
Fillimisht lojtari kishte refuzuar të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Rapid Vjenës dhe kështu atij i është hequr shiriti i kapitenit.
Sipas Daily Mail nga kjo klubi me bazë në Milano ka menduar edhe për të ardhmen pa Icardin.
Një nga opsionet që Interi është duke menduar për ta zëvendësuar 26-vjeçarin është Romelu Lukaku i Manchester Unitedit.
Belgu nuk është një titullar i vazhdueshëm te Djajtë e Kuq, nga 23 ndeshje në total vetëm 14 i ka filluar si titullar.
Ish-lojtari i Chelseat dhe Evertonit ka shënuar vetëm tetë gola në Ligën Premier deri më tani në këtë sezon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=B-1Wn7yweRk