Site icon Telegrafi

Interi e mbyll në fillim të javës së ardhshme transferimin e Dalbertit

Interi vazhdon negociatat e tyre për Dalbert Henrique dhe shpreson të sigurojnë një marrëveshje me Nicen për 20 milionë euro plus bonuset javën e ardhshme.

Sipas Sky Sport Italia, përfaqësuesit e skuadrës nga Ligue 1 do të jenë në Itali të martën për të ndihmuar në përfundimin e detajeve të fundit.

Lexo po ashtu Nice ia hap dyert për largim Dalbertit

Mbrojtësi i majtë ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t’u bashkuar me Interin këtë verë.

Ai ishte gjithashtu i bezdisur nga tifozët e Nice kur bëri një paraqitje të dobët në raundin para-eliminator të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.

Lexo po ashtu Jo vetëm Valero dhe Skriniar, Interi po punon në 14 pista të ndryshime për përforcime (Foto)

Oferta e fundit në tryezë është me vlerë 20 milionë euro plus bonuse në bazë të paraqitjeve.

Dalbert i mbush 24 vjet në shtator dhe në sezonin e kaluar kontribuoi me katër asistime në 33 paraqitje të Ligue 1. /Telegrafi/

Exit mobile version