Juventusi është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë pas triumfit me penalti kundër Interit në Giuseppe Meazza.
Bardhezinjtë kishin fituar me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë në Torino, mirëpo zikaltrit bënë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë duke ia dalë të shënonin tre gola, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime dhe pastaj penaltitë vendosën.
Duke pasur parasysh rezultatin nga ndeshja e parë, Nerazzurrët bënë një lojë fantastike në pjesën e parë, në të cilën shënuan vetëm një gol.
Medel rrëmbeu një top nga lojtarët kundërshtarë dhe asistoi te Marcelo Brozovic, i cili goditi për ta zhbllokuar rezultatin (16’).
Një nga shanset më të mira në 45 minutat e para e pati edhe Ljajic, i cili e goditi shtyllën.
Dominimi i ziklatërve vazhdoi edhe në gjysmën e dytë dhe pas angazhimit të Eder, Ivan Perisic e shënoi golin e dytë (49’).
Presioni i vendasve vazhdoi dhe Rugani shkaktoi penalti. Marcelo Brozovic u tregua i saktë nga pika e bardhë për golin e tretë (82’) duke e barazuar kështu rezultatin me atë të ndeshjes së parë.
Sa u përket shanseve të bardhezinjve, në këtë pjesëlojë, Simone Zaza e goditi shtyllën.
Rezultati 3-0 (i përgjithshëm 3-3) bëri që skuadrat të shkonin në vazhdime për ta vendosur finalistin. Zonja e Vjetër u konsolidua më mirë dhe filloi të rrezikonte duke mos qenë aq inferiore sikur gjatë kohës së rregullt, mirëpo përkundër rasteve, nuk pati gola.
Pas ekzekutimit të penaltive më të saktë u treguan futbollistët e Juventusit, ashtu që në finalen e 21 majit në Stadio Olimpico do të ndeshen me Milanin.
Në këtë supersfidë u angazhua edhe sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, të cilit madje iu besua edhe njëra prej penaltive dhe ai ishte i saktë. /Telegrafi/
1-0: Marcelo Brozovic i jep epërsinë Interit ndaj Juventusit.Livestream> http://telegra.fi/D12kfc
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 2 March 2016
2-0: Tjetër gol nga Interi ndaj Juves, këtë herë nga Ivan Perisic. A do arrijë Interi të kualifikohet në finale?Livestream> http://telegra.fi/D12kfc
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 2 March 2016
3-0: Goli i Marcelo Brozovic nga pika e bardhë
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 2 March 2016
Manaj nuk gabon nga pika e bardhë.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 2 March 2016