Telegrafi

Interi largohet nga gara për Chiesan

Interi thuhet se nuk është më i interesuar në transferimin e Federico Chiesas nga Fiorentina.

Sipas asaj që raporton La Nazione, Nerazzurët janë shvendosur vëmendjen tek shënjestra të tjera dhe nuk duan të shpenzojnë në lojtarin e rivalit të Serie A.

Medium italian bën të ditur se Viola kërkon 50 milionë euro nga shitja e 20-vjeçarit, ndërsa Interi nuk ofron më shumë se 40 milionë për të.

Juventusi ka kohë që është në garë për Chiesan dhe tani kanë shansin e artë që të rrëmbejnë atë nga Fiorentina.

Mesfushori italian ndër vite cilësohet si prej lojtarëve më të mirë në Serie A, e që Zonja e Vjetër dëshiron të mbyllë transferimin e tij në këtë verë. /Telegrafi/