Telegrafi

Interi kthehet në lojë me golin e Edin Dzekos

Ndeshja mes Milanit dhe Interit po del të jetë e bukur, ku golat nuk po ndalen, pasi rezultati momental është 3-2.

Pjesa e parë u mbyll 1-1, ku Interi kaloi në epërsi i pari me Marcelo Brozovic, ndërsa Milani ka barazuar me Rafael Leaon.

Më të filluar pjesa e dytë, Milani mori epërsinë me Olivier Giroud në minutën e 54-të.

Pas vetëm gjashtë minutash kuqezinjtë e quan epërsinë në 3-1, pas një goli të bukur të Leaos, i cili tregoi aftësi të jashtëzakonshme individuale.

Por Interi nuk është dorëzuar dhe ka arritur ta ngushtojë rezultatin në 3-2.

Një aksion i bukur nga e majta, ku Darmian harkoi për tokë në zonë duke gjetur Dzekon që shënoi për 3-2.

Kjo ndeshje pritet të sjelle dhe gola të tjerë, pasi po luhet hapur nga të dy skuadrat. /Telegrafi/