Mesfushori i Tottenham Hotspur, Tanguy Ndombele ka përfunduar në radarin e klubit italian, Interit.
Reprezentuesi francez ka bërë vetëm dy paraqitje si zëvendësues për ekipin londinez që kur futbolli rifilluar pas pauzës disa mujore shkaku i pandemisë.
Situata e tij te Spurs dhe raportet e acaruara me trajnerin Jose Mourinho kanë bërë që klubet evropiane të vihen pas transferimit të tij.
Klubi italian, Interi thuhet se është i prirur për të nënshkruar me mesfushorin e padëshiruar të Tottenhamit, Ndombele.
Sipas mediumi italian Sky, klubi i Serie A ka bërë kontakt fillestar me Spurs rreth një marrëveshje për 23-vjeçarin.
Megjithatë, transferimi i Ndombeles nuk do të jetë aspak i lehtë pasi një vit më parë i kushtoi plot 60 milionë euro klubit anglez.
Lojtari në muajt e kaluar është lidhur edhe me një transferim te Barcelona, Real Madridi, Bayern Munichu dhe Juventusi. /Telegrafi/