Interi ka kontaktuar Marcelo Bielsan për t’i dhënë postin e trajnerit në rast se Roberto Mancini largohet nga klubi.
Flitet për një tension të madh tek Nerazzurret, pasi hierarkia e klubit nuk e duan më trajnerin italian më në skuadër.
Sipas Mediaset, klubi tashmë menjëherë ka filluar të mendoj për zëvendësimin e tij me Mrcelo Bielsan.
Argjentinasi ka marrëdhënie të mira me Javier Zanetti, që është zëvendëspresident i Interit.
Bielsa ishte i lidhur me një kalim te Lazio, por gjithçka ndryshoi pasi u bë zyrtarizimi.
Trajneri i njohur me nofkën ‘El Loco’ mund të marr detyrën si trajner i Argjentinës për të zëvendësuar Tata Martinon. /Telegrafi/