Klubi italian, Interi ka konfirmuar zyrtarisht se sulmuesi i talentuar Valentin Carboni ka përfunduar transferimin e tij në Olympique Marseille.
19-vjeçari argjentinas e kaloi sezonin 2023/24 në huazim te Frosinone, ku ai bëri përshtypje në 31 ndeshjet e tij në Serie A, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë katër asistime. Zhvillimi i tij krijoi besim te Nerazzurri, të cilët e prisnin me padurim kthimin e tij.
Interi nuk donte të humbiste plotësisht kontrollin e Carboni pas shfaqjes së Marseille këtë verë, kështu që lidhi një kontratë të re pesëvjeçare me 19-vjeçarin dhe përfshiu një klauzolë kthimi në lëvizjen e tij në Francë.
“FC Internazionale Milano njofton transferimin e Valentin Carbonit në Marseille. Futbollisti argjentinas i lindur në vitin 2005 lëviz në mënyrë të përkohshme me të drejtë blerje dhe riblerje”, thuhet në njoftim.
FC Internazionale Milano comunica la cessione a titolo temporaneo di Valentin Carboni al Marsiglia. #ForzaInter
— Inter ⭐⭐ (@Inter) August 7, 2024
Sipas mediave, Interi ka dërguar Carbonin në Marseille në një marrëveshje huazimi prej 1 milion euro me një opsion blerjeje prej 36 milionë euro të bashkangjitur.
Një klauzolë riblerjeje me vlerë rreth 40 milionë euro është përfshirë gjithashtu, duke u dhënë atyre kontroll mbi të ardhmen e tij.
Talenti argjentinas 19-vjeçar do të veshë fanellën me numrin 7 te klubi nga Ligue 1 dhe tani është gati të fillojë të punojë me Roberto De Zerbin dhe bashkëlojtarët e tij të rinj. /Telegrafi/
📂 Mercato_2425
👤 𝐕𝐚𝐥𝐞𝐧𝐭𝐢𝐧 𝐂𝐚𝐫𝐛𝐨𝐧𝐢 🇦🇷
📸 Notre-Dame de la Garde
🗓️ 07/08/24
🔵⚪️ #CarboniEstOlympien pic.twitter.com/ss2pCjh0mb— Olympique de Marseille (@OM_Officiel) August 7, 2024