Telegrafi

Interi kompleton tri transferime në javën e ardhshme

Raportohet se Interi do t’i kryejë tri testet mjekësore në javën e ardhshme, pasi, Arturo Vidal, Matteo Darmian e Aleksandar Kolraov janë pajtuar me kushtet personale.

Nerazzurët po kërkon transferime në vlerë më të vogël, pasi tashmë kanë transferuar Achraf Hakimi nga Real Madridi për 40 milionë euro.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Kolarov do t’i kompletojë testet mjekësore të martën e javës së ardhshme për një kalim një milionësh nga Roma.

Vidal në anën tjetër do të shkëpusë kontratën me Barcelonën dhe do të jetë lojtar i lirë për t’ju bashkuar Interit.

Parma ka konfirmuar se Darmian po kalon në Giuseppe Meazza, një marrëveshje që besohet se është arritur qysh nga janari.

Që të tre lojtarët do t’i kompletojnë testet mjekësore në javën e ardhshme. /Telegrafi/