Telegrafi

Interi kishte vëzhgues në sfidën Atalanta-Spal, monitoroi Toloin dhe Lazzarin

MODENA, ITALY - AUGUST 30: Sporting Director of FC Internazionale Milano Piero Ausilio before the Serie A match between Carpi FC and FC Internazionale Milano at Alberto Braglia Stadium on August 30, 2015 in Modena, Italy. (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)

Inter po vijon punën për të piketuar elementët që mund të afrohen në ekip, në afatet e ardhshme të tregut të transferimeve.

Pas eksperiencës së kësaj vere, ku futbollistët e marrë nga Seria A kanë zënë vend në formacion, ndërsa ata të ardhur nga ligat e huaja nuk janë përshtatur ende, drejtuesit zikaltër duket se kanë vënë si prioritet lojtarë nga kampionati italian.

Së fundi, përfaqësues të Interit kanë ndjekur nga afër ndeshjen mes Atalantës dhe SPAL-it, e luajtur pasditen e të dielës.

Në fokus të vëzhguesve kanë qenë mbrojtësi Rafael Toloi i Atalantës dhe mesfushori anësor, Manuel Lazzari i SPAL-it.

Ky i fundit u vlerësuar edhe për paraqitjen e dhuruar pikërisht kundër Interin, në takimin e luajtur në San Siro.

Krahas dy futbollistëve, vëzhguesit kanë pasur edhe një objektiv tjetër, që ishte të studionin lojën e Atalantas, të cilët do të përballen me Interin më datë 19 të këtij muaji.

Aktualisht Interi është në vendin e tretë në Serie A me 30 pikë, kurse Atalanta të dhjetin me 16 pikë. /TCh/