Telegrafi

Interi kërkon të shes Icardin

Gruaja e sulmuesit ka bërë të ditur se ai është afër largimit nga Interi, pasi klubi mendojnë për të ngritur fondet nga shitja sulmuesit 23-vjeçar.

Gruaja e Mauro Icardi dhe agjentja e tij, Wanda Nara ka zbuluar se Inter kanë vënë në shitje sulmuesin argjentinas edhe pse ky largim nuk i pëlqen Icardit.

“Nga sa kam parë, Inter ka nxjerrë në shitje Mauro Icardin. Janë shumë klube të interesuara për Mauron, do shqyrtojmë situatën me respektin më të madh për të gjithë”, ka thënë gruaja dhe njëherësh agjentja e tij, Wanda Nara për Calciomercato.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Mauros i vjen shumë keq për të lënë Interin, por kemi kuptuar situatën ekonomike të klubit, të cilët nuk mund ta mbajnë Icardin.

“Nuk ka klauzole për shitjen e tij dhe e dimë që Inter nuk do kërkoj shifra jo normale për merkaton, por shifra që korrespondojnë me kontratën e tij”, përfundoi Nara. /Telegrafi/