Telegrafi

Interi kërkon rikthimin e Kovacic, në listë edhe Carvalho

Interi është vënë pas mesfushorit të Real Madridit, Mateo Kovacic dhe atij të Sporting, William Carvalho, nëse kualifikohet në Ligën e Kampionëve.   

Sipas Corriere dello Sport, Interi  ka rivënë kontaktet me agjentin e Kovacicit, tre vjet pasi që e kishte shitur kroatin te Real Madridi për 29 milionë euro.

Mesfushori i ka fituar dy Liga të Kampionëve me klubin nga Santiago Bernabeu. Por nuk ka arritur të bëjë vend në ekipin e parë.

Kovacic dhe Ramos

Për ëktë gazeta beson që ai mund të largohet nga Los Blancos drejt Italisë.

Il Corriere nënvizon se Nerazzurrët  janë vënë dhe pas mesfushorit portugez, Carvalho.

Kovacic njihet për teknikën e lartë që e posedon (Getty Images)

Ai kishte klauzolë në vlerë 45 milionë euro që i skadon në verë.

Lojtari mund të bashkohet me Interit, pasi qe një kohë po kërkon një eksperiencë të re.

Interi në futet në Ligën e Kampionëve do të kërkojë përforcime./Telegrafi/