Gjiganti italian, Interi është i interesuar në holandezin e Lazios, Stefan de Vrij, me mbrojtësin që mbetet jashtë kontratës në fund të sezonit.
Reprezentuesi holandez është rikthyer në stërvitje të plotë pas një sërë dëmtimesh në gju, duke luajtur 14 nga 16 ndeshjet e Serie A deri më tani.
De Vrij është jashtë kontratës në verë dhe ndërsa mendohet se nuk dëshiron të largohet nga Biancocelesti falas, ende nuk ka pasur progres në rinovimin.
Çështja duket të jetë se qendërmbrojtësi kërkon një klauzolë relativisht të ulët lirimi, ndërsa klubi Akuile po përpiqen ta vendosin atë më të lartë.
Tani gazeta italiane Corriere dello Sport raporton se Interi janë duke treguar interesim në nënshkrimin e ish-mbrojtësi të Feyenoordit si një transferim i lirë.
Megjithatë, lideri aktual i Serie A do të përballen me konkurrencë të fortë për shërbimet e tij.
Manchester United, Manchester City, Liverpooli, Evertoni dhe gjithashtu edhe Barcelona janë në kërkim të tij, ndërsa Lazio pret një përgjigje për një kontratë të re deri në Krishtlindje. /Telegrafi/