Telegrafi

Interi këmbëngul për Mustafin, gati oferta e lartë për Arsenalin dhe një pagë e madhe për shqiptarin

Shkodran Mustafi duket se po kalon vitin e fundit tek gjiganti anglez Arsenal.

Ylli shqiptar ka kaluar me sukses lëndimin dhe është rikthyer në formën më të mirë të tij.

Së fundmi ai shënoi edhe një gol të bukur në fitoren e Arsenalit 2-0 në derbi ndaj Tottenham Hotspurs.

Por forma e mirë që po kalon nuk ka shkuar pa u vënë re nga gjiganti italian Inter.

Mustafi gjatë një dueli me Alvaro Moratan (Foto /Getty Images)

E përditshmja italiane ‘La Gazzetta dello Sport’, ka shkruar se Mustafi mbetet objektivi kryesor për mbrojtjen e Interit.

Skuadra italiane është e gatshme të ofrojë rreth 45 milionë euro për ta rikthyer Mustafin në Serie A.

Ndërkohë për lojtarin është duke u bërë gati një kontratë pesë vjeçare me pesë milionë euro pagë vjetore.

Edhe pse Mustafi ka deklaruar disa herë se është i lumtur në Arsenal, mbetet të shihet nëse skuadra angleze do të tundohet nga oferta e Interit.

Mustafi duke festuar golin ndaj Tottenham Hotspur (Foto/ Getty Images)

Kujtojmë që Mustafi edhe më parë ka qenë pjesë e Serie A, kur iu bashkua Sampdorias nga Evertoni.

Mbrojtësi shqiptar aktualisht është nën kontratë me ‘Topçinjtë’ deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/