Skuadra italiane, Inter është duke kërkuar me çdo kusht të transferojë një mbrojtës.
Skuadra zi kaltër është duke kërkuar me ngulm transferimin e mbrojtësit të majtë italian, Antonio Barreca.
21-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me Torinon duke zhvilluar 16 ndeshje në Serie A dhe ka kontribuar me një asistim.
Krerët e dy skuadrave priten të takohen gjatë vikendit për të biseduar rreth çmimit të lojtarit.
Inter është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro për transferimin e Barrecas.
Në rast se dështon pista e italianit, atëherë ‘Neroazzurrët’, do të tentojnë të nënshkruajnë me kroatin Sime Vrsaljko. /Telegrafi/