Telegrafi

Interi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, goli i Darmian vendos ndeshjen

Interi ka shënuar fitore ndaj Atalantas në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë me rezultat 1-0.

Zikatërit ishin më të mirë në pjesën e parë, duke rrezikuar në dy episode, fillimisht kur kërkuan penallti në minutën e 30-të për një ljë me dotë, pastaj edhe me Hakan Calhanoglun.

Me të filluar pjesa e dytë, dy skuadrat kishin nga një rast, ku fillimisht Interi rrezikoi me Lautaro Martinezin, ndërsa pas tij tentoi edhe Joakim Maehle.

Goli që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 57-të, kur Matteo Darmian gjeti rrjetën pas asistimit të Lautaro Martinez.

Deri në fund nuk kishte më raste për tu shkruar, ku Interi siguroi një vend në mesin e katër më të mirave në këtë garë. /Telegrafi/