Telegrafi

Interi ka refuzuar një ofertë të majme nga Man City për Skriniarin

Milan Skriniar. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Milan Skrinar është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Serie A në dy vitet e fundit.

Qendërmbrojtësi sllovak ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me fanellën e Interit duke rritur edhe vlerën në tregun e transferimeve.

Inter i ka rezistuar ofertave të mëdha vitin e kaluar për yllin e tyre.

Por duket se zikaltërtit edhe këtë edicion do ta kenë të vështirë ta mbajnë në skuadër Skriniarin.

23-vjeçari është objektiv i kampionëve të Anglisë, Manchester Cityt që ka bërë ofertë zyrtare prej 80 milionë euro.

Milan Skriniar. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ka qenë drejtori Beppe Marotta që e ka refuzuar ofertën e skuadrës së Pep Guardiolas për mbrojtësin e tyre.

Inter pagoi 28 milionë euro në vitin 2017 te Sampdoria për transferimin e sllovakut dhe nuk e ka ndërmend ta lë të lirë të largohet.

Skriniar këtë edicion ka zhvilluar 39 ndeshje në të gjitha garat për Interin dhe ka qenë ndër lojtarët më të vlerësuar. /Telegrafi/