Telegrafi

Interi ka plan rezervë për sulmues

Interi do ta transferojë Roger Martinezin në rast se dështon transferimi i Gabigol.

Nerazzurrët janë në pritje të transferimit të talentit brazilian nga Santosi, mirëpo kanë edhe planin rezervë në rast se ai opsion dështon.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ata planifikojnë ta marrin Martinezin, i cili aktualisht luan për Jiangsu Suning në Kinë.

22-vjeçari ka shënuar shtatë gola në pesë ndeshje në Superligën kineze dhe zikaltrit janë të gatshëm ta transferojnë.

Edhe në rast se arrin marrëveshje për Gabigol, Interi nuk do të heqë dorë nga Martinez, por do ta transferojë në janar. /Telegrafi/