Site icon Telegrafi

Interi ka një plan të veçantë për Naby Keitan

Interi shpreson të ndërpresë ofertën e Liverpoolit për Naby Keita duke bërë marrëveshje personale me të dhe duke e lënë në RB Leipzig deri në verën e ardhshme.

Mesfushori 22-vjeçar ka qenë një sensacion absolut që kur u bashkua me RB Salzburg vitin e kaluar, duke shënuar tetë gola dhe bërë tetë asistime në 31 paraqitje në Bundesligë.

Lexo po ashtu Liverpooli nuk heq dorë nga Keita, gati oferta rekord për të

Liverpooli nuk ka asnjë sekret rreth interesimit të tyre në reprezentuesin e Guineas, por tani Interi është gati të zhytet në një propozim të pazakontë.

Sipas Calciomercato.com, Nerazzurët kanë ndërmend të bien dakord me lojtarin tani, kështu që ata do të kenë marrëveshjen gati kur klauzola e lirimit të tij prej 55 milionësh hyn në fuqi në qershor të 2018.

Me këtë në mendje, ata madje mund të përpiqen të sigurojnë një marrëveshje me RB Leipzig dhe ta lënë atë në huazim për një sezon tjetër për të fituar përvojë. /Telegrafi/

Exit mobile version