Interi është duke kërkuar angazhimin e një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit.
Gjiganti italian ka në radhët e veta katër futbollistë në sulm si Lautaro Martinez, Marcus Thuram, Alexis Sanchez dhe Marko Arnautovic për momentin.
Megjithatë trajneri i Interit, Simone Inzaghi përveç dyshes Lautar-Thuram nuk është i kënaqur me dy të tjerët dhe ka kërkuar afrimin e një sulmuesi tjetër.
Alexis Sanchez mund të largohet gjatë ditëve të fundit të janarit, derisa Interi ka rikthyer vëmendjen nga sulmuesi kolumbian Luis Muriel.
32-vjeçari është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Atalantën dhe ai mund të mbërrijë në Giuseppe Meazza me një kosto të ulët.
Calciomercato ka raportuar se Inter tanimë ka pasur bisedimet e para me agjentin e lojtarit dhe pas finales së Superkupës së Italisë palët pritet të takohen sërish.
Muriel i ka dhënë fjalën Interit, derisa tani Neroazzurët duhet të bindin Atalantan që të heqin dorë nga lojtari ose të paguajnë një shumë modeste për transferimin e tij në janar. /Telegrafi/