Telegrafi

Interi ka marrëveshje me Di Marian?

Interi raportohet se ka një marrëveshje me mesfushorin argjentinas të Paris Saint-Germain, Angel Di Marian.

Nerazzurët kanë mbajtur negociata me anësorin argjentinas, ku thuhet se ekziston një marrëveshje mes dy palëve.

Lexo po ashtu “Nainggolan do shkoj te Interi”

Tash mediumi i njohur Il Messaggero raporton se Di Maria është i gatshëm për t’u transferuar te gjiganti italian.

Gjithçka ka mbetur të definohet mes klubeve, por besohet se edhe PSG po kërkon tashmë zëvendësues për lojtarin.

Interi është gati të paguaj 50 milionë euro për lojtarin, ndërsa në marrëveshje për të zvogëluar çmimin mund të futen njëra nga Goeffrey Kondogbia apo Joao Mario. /Telegrafi/