Site icon Telegrafi

Interi jep njoftime për katër lojtarët e lënduar

Interi ka dhënë njoftime të reja për lëndimet e Alexis Sanchez, Stefano Sensit, Kwadwo Asamoah dhe Nicolo Barellas.

Nerazzurrët kanë lëshuar ​​një deklaratë përmes stafit të tyre mjekësor, pasi trajneri Antonio Conte tha gjatë konferencës për shtyp se ishte më mirë t’i lini këto njoftime te mjekët e klubit.

Më atë njoftim u tregua për më të rejat e lojtarëve të lënduar si Sensi, Sanchez, Asamoah dhe Barella.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Interit

Sensi vazhdon të ndiejë dhimbje në aduktorin e kofshës së tij të djathtë, kështu që do të kërkojë një konsultë të re specialistësh javën e ardhshme.

Alexis Sanchez po vazhdon procesin e rimëkëmbjes pas operacionit të tetorit në tendinën e dislokuar dhe do të kthehet në stërvitje pas pushimit të Krishtlindjeve.

Lexo po ashtu Mësohet shkalla e lëndimit, Barella nuk do të luaj këtë vit për Interin

Barella kishte ndërhyrje kirurgjikale të mërkurën për të hequr fragmentet e kërcit nga gjuri i djathtë dhe ka filluar rehabilitimin.

Asamoah ka stërvitur veçmas për tre javë për të zgjidhur një çështje të gjurit të majtë, por tani është përsëri duke punuar me skuadrën. /Telegrafi/

Exit mobile version