Site icon Telegrafi

Interi intensifikon bisedimet me Onanan

Interi është duke tentuar transferimin e Andre Onanas si portieri i lirë në fund të këtij edicioni.

Nerazzurët janë në dijeni se nuk mund të varen gjithnjë te Samir Handanovic, pasi karriera e tij po shkon drejt perëndimit.

Andaj, Interi po shpreson që të transferojë Onanan në verën e vitit të ardhshem, atëherë kur i skadon kontrata me Ajaxin.

Portieri mund të largohet edhe në janar nga skuadra holandeze, mirëpo Interi duhet të paguajë një shumë të vogël për të.

Për Onanan kanë shprehu interesim shumë skuadra të tjera evropiane, derisa e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Kujtojmë se Onana kishte probleme me ligjin, shkaku që kishte rezultuar pozitiv në testet për anti-doping. /Telegrafi/

 

Exit mobile version