Telegrafi

Interi insiston në transferimin e Papu Gomez

Interi është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Papu Gaomezit nga Atalanta.

Sipas asaj që raporton Gazetta dello Sport, Antonio Conte është i dashura në lojën e sulmuesit të rivalit nga Serie A.

Lojtari 32-vjeçar është po ashtu i interesuar që të kalojë në radhët e Interit, mirëpo Atalantan nuk dëshiron ta lëshojë lojtarin në këtë afat.

Mirëpo, Nerazzurët janë të bindur se mund të transferojnë Gomezin në këtë muaj, duke e shitur Christian Eriksenin për të rritur fondet.

Sulmuesi do të jetë si zëvendësues i Romelu Lukakut, poor që mund të luajë edhe në vend të Lautaro Martinezit.

Interi planifikon që të ofrojë 10 milionë euro për transferimin e Gomezit derisa Atalanta thuhet se kërkon 15 milionë. /Telegrafi/