Milan dhe Inter kanë një derbi edhe jashtë fushës së blertë, ku kësaj radhe objektivi është i njëjtë, Tiemoue Bakayoko.
Mesfushori francez është i huazuar te Milani këtë edicion nga Chelsea dhe ka shkëlqyer në Serie A.
Rivali lokal i Milanit, Interi është duke tentuar t’ia rrëmbejë nga dora lojtarin ‘kushërinjve’ të tyre.
Drejtori i Interit, Bebe Marotta e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin dhe tani ka filluar kontaktet me agjentin e tij.
Antonio Conte pritet ta marrë drejtimin e Interit dhe Bakayoko është dëshirë e madhe e trajnerit italian.
Ishte pikërisht Conte në Chelsea kur insistoi për transferimin e Bakayokos nga Monaco.
Milani e ka të drejtën e blerjes së lojtarit për 35 milionë euro, por tani varet dëshira e vet futbollistit francez. /Telegrafi/