Site icon Telegrafi

Interi ia hap derën e largimit Brozovicit, pas tij skuadrat angleze

Marcelo Brozovic mund të largohet nga Interi në janar apo në verë.

Interi dhe Marcelo Brozovic mund t’i ndajnë shumë shpejt rrugët.

Sipas Calciomercato, situata në mes të dy palëve nuk ka përmirësime dhe tani është liruar rruga për Tottenhamin dhe Chelsean.

Lexo po ashtu De Boer rrezikon seriozisht shkarkimin, këta trajnerë mund ta zëvendësojnë

‘Blutë’ e Londrës ishin të lidhur me reprezentuesin kroat gjatë verës, derisa ‘Spurs’ thuhet se janë duke e vëzhguar nga afër situatën e tij në Itali.

Brozovic ka rënë në sy të keq në San Siro nën drejtimin e Frank de Boer, me Interin që thuhet se janë të hapur për ofertat rreth 17.8 milionë funte për shbërbimet e 23-vjeçarit. /Telegrafi/

Exit mobile version