Site icon Telegrafi

Interi ia bën të qartë Barcelonës dhe klubeve tjera, Lautaro largohet vetëm nëse paguhet klauzola

Gjigantët e Serie A, Interi thuhet e nuk janë të interesuar për një marrëveshje lojtar plus-para për sulmuesin Lautaro Martinez.

Reprezentuesi argjentinas është lidhur gjerësisht me një transferim në Camp Nou, me skuadrën katalunase të vendosur të bëjë një tentim-transferimi në korrik.

Aktualisht, 22-vjeçari ka një klauzolë lëshimi prej 111 milionë euro, e cila bëhet aktive në dy javët e para të korrikut, ndërsa klubi nga Camp Nou pritet të testojë Interin.

Lexo po ashtu Neymar dhe Lautaro, dy objektivat e mëdha të Barcelonës - Katalunasit kanë gati edhe shkëmbime

Sidoqoftë, përkundër qartësisë në lidhje me klauzolën e Martinezit, Barcelona ka mbetur e sigurt që mund ta ulë çmimin, ose të ofrojë një marrëveshje alternative.

Skuadra e Quique Setien do të fillojë negociatat me një ofertë në rajonin prej 70 milionë euro plus një lojtar që do lëviz në drejtimin e kundërt si pjesë e transferimit.

Nelson Semedo, Ivan Rakitic, Arthur Melo, dhe në veçanti, Arturo Vidal gjithashtu janë përfolur si emrat më të mundshmë që mund të përfshihen në marrëveshje.

Lexo po ashtu Shkëmbimi befasuese: Coutinho sërish te Interi, Lautaro zbarkon në Camp Nou

Por, tani mediat raprtojnë dicka tjetër në lidhje me transferimin e yllit argjentinas të sulmit të Interit.

Sipas Diario Sport, Nerazzurrët janë të interesuar vetëm për një marrëveshje vetëm me para, dhe nuk do të pranojë asgjë më pak se çmimi i kërkuar. /Telegrafi/

Exit mobile version