Site icon Telegrafi

Interi heq dorë nga ndjekja e Moratas në favor të Balogun

Interi ka vendosur që sulmuesi i Arsenalit, Folarin Balogun, është objektivi i tyre i parë për t’u transferuar dhe për të forcuar opsionet e Simone Inzaghit në sulm, duke u larguar nga ideja për të sjellë Alvaro Morata nga Atletico Madrid.

Nerazzurrët fillimisht kishin punuar për një marrëveshje për të rikthyer Romelu Lukakun në San Siro në baza të përhershme, por marrëdhëniet u prishën në mënyrë spektakolare në mes të korrikut.

Interi më pas vazhdoi dhe më parë ishte lidhur me një lëvizje për të nënshkruar ish-sulmuesin e Juventusit , Morata nga Atletico. Besohej se spanjolli kishte qenë zgjedhja e parë e Inzaghit pas Lukakut.

Lexo po ashtu Atletico Madrid i njofton skuadrat italiane me çmimin e Alvaro Moratas

Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, shuma e parave që duhen për të larguar Moratan nga Atletico konsiderohet të jetë e tepërt për një lojtar të moshës së tij. Thuhet se do të duheshin diku rreth 21 milionë euro për të siguruar shërbimet e Moratas, plus rreth 9 milionë euro në sezon në paga dhe bonuse.

Interi gjithashtu dëshiron të sjellë një lojtar që ka një dëshirë të fortë për të luajtur për ta, siç ishte rasti me Davide Frattesi dhe Marcus Thuram. Morata thuhet se nuk kishte të njëjtin pasion.

Në vend të kësaj, Balogun tani është zgjedhja e parë. Megjithatë, çmimi i vendosur nga Arsenali mund të jetë paksa problematik për momentin.

Lexo po ashtu Balogun stërvit i vetëm, Interi ‘fërkon duart’

Topçinjtë do të donin rreth 40 milionë euro për Balogun, i cili shënoi 21 gola në 37 paraqitje në sezonin e kaluar në Ligue 1.

Gazzetta dello Sport nënvizon faktin se Interi nuk do të ishte i gatshëm ta paguante atë çmim, por ekziston besimi se tarifa mund të ulet para fundit të verës.

Nëse dështojnë në transferimin e Balogun, Beto i Udineses është përmendur gjithashtu si një alternativë e mundshme. /Telegrafi/

Exit mobile version