Klubi italian, Interi ka rikthyer vëmendjen dhe po vëzhgon sulmuesin e West Ham Unitedit, Gianluca Scamacca.
Me përfundimin e kontratës së Edin Dzekos, Interi po bën plane emergjente nëse veterani nuk arrin të bindet të qëndrojë sezonin e ardhshëm.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Scamacca është zgjedhja e tyre kryesore për të zëvendësuar Dzekon, por lojtari pëlqehet edhe nga rivalët e Milanit.
Ish-qendërsulmuesi i Sassuolo dhe Romës është në sezonin e tij të parë në Angli, ku ka luftuar për qëndrueshmëri.
Sugjerohet se Interi do të kërkonte një marrëveshje fillestare huazimi me West Ham për Scamacca.
Gjatë kohës në Itali, Scamacca luajti me Sassuolon ku nga 41 ndeshje shënoi 16 gola, te Ascoli pati 13 gola nga 35 ndeshje, ndërsa te Genoa shënoi 12 gola nga 29 ndeshje. /Telegrafi/