Telegrafi

Interi hap bisedimet me Romën për Dzekon, boshnjaku nuk luajti as në miqësore

Edin Dzeko mund të quhet një lojtar i ri i Interit, edhe pse marrëveshja përfundimtare mes dy klubeve ende mungon.

Kampioni në fuqi i Italisë ka kontaktuar me agjentët e boshnjakut dhe i kanë ofruar kontratë dy vjeçare.

35-vjeçari ka pranuar transferimin te Interi dhe pritet ta zëvendësojë Romelu Lukakun i cili është duke kompletuar transferimin te Chelsea.

Sipas asaj që ka raportuar Sky Sports, Interi ka hapur zyrtarisht bisedimet me Romën për transferimin e boshnjakut.

Dzeko ka edhe një vit kontratë me Romën, derisa kryeqytetasit po synojnë të fitojnë rreth 10 milionë euro nga shitja e tij.

Se Dzeko do të largohet nga Roma u vërtetua edhe në ndeshjen miqësore që Giallorosët e zhvilluan ndaj Betisit, ku boshnjaku nuk u paraqit për asnjë minutë.

Gjithsesi kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Dzekos. /Telegrafi/