Telegrafi

Interi goditje dyshe në janar, Pastore dhe Mangala të pëlqyerit e Spalletit

MIAMI GARDENS, FL - JULY 26: Javier Pastore #10 of Paris Saint-Germain celebrates a goal during the International Champions Cup 2017 match against the Juventus at Hard Rock Stadium on July 26, 2017 in Miami Gardens, Florida. (Photo by Mike Ehrmann/Getty Images)

Interi është hedhur në sulm për ta përforcuar skuadrën që në janar dhe emrat më të vlerësuar janë Javier Pastore dhe Eliaquim Mangala.

Sipas asaj që shkruan Tuttosport, Interi tashmë e ka marrë kërkesën e Luciano Spallettit që të blihen dy lojtarë  në këtë afat.

Gazeta shkruan se sulmi është i kompletuar pasi si zëvendësues i Mauro Icardit shihet Eder.

Ramires pritet të mos vije nga Jiangsu Suning, por Nerazzurrët mund të funte në një ndërrim me PSG-në mes Joao Marios dhe Pastores, i cili do të ishte perfekt për formacionin që luan Spalletti, 4-2-3-1.

Pastore shihet si lojtar ideal për skemat e Spallettit

Ish futbollisti i Palermos nuk po gjen hapësira te PSG-së dhe për këtë ka kohë që lidhet me një kalim te Interi.

Pastaj vije Mangala që mund ta përforcojë mbrojtjen e Interit që aktualisht ka vetëm tre lojtarë me Mirandan, Milan Skriniarin dhe Andrea Ranocchian.

Mangala vetëm tri ndeshje këtë edicion (Foto: Getty Images)

Francezi ka zhvilluar vetëm tri ndeshje me Cityn këtë sezon, prej se është kthyer nga huazimi te Valencia. /Telegrafi/