Site icon Telegrafi

Interi gjobit Jovetiçin para se të transferohet te Sevilla

Largimi i Stevan Jovetiç nga Interi tashmë është çështje orësh.

Por klubi zikaltër nuk do t’i japë lamtumirën dështimit malazez pa u hakmarrë më parë ndaj tij për deklaratat e lëshuara në media.

Sipas “Tuttosport”, klubi zikaltër ka vendosur të gjobitë futbollistin malazez, i cili i vuri fajin klubit për mosaktivizimin e tij gjatë këtij sezoni.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve

“Unë isha gati për të luajtur, mos më pyetni mua se pse qëndroja gjithmonë në stol”, kanë qenë fjalët e futbollistit që nuk i kanë pëlqyer zikaltërve, të cilët kanë ndërmarrë një masë administrative ndaj Jovetiç.

Suning ka vendosur që futbollisti duhet të paguajë këtë gjobë për deklarata kundër klubit e më pas të kalojë te Sevilla, në formë huazimi me të drejtën e blerjes përfundimtare që do të ushtrohet pas pagesës së një shifre prej 10-12 milionë eurosh. /Telegrafi/

Exit mobile version