Lisandro Lopez do të vije te Interi të hënën për t’i kryer testet mjekësore.
Mbrojtësi i Benficas do të vijë si huazim me të drejtë blerje.
Mbrojtësi qendror ka arritur marrëveshje me Nerazzurrët, që kanë nevojë për një të tillë.
Sipas Sky Italia, argjentinasi do të jetë të hënë në klub për testet mjekësore, për tu bashkuar zyrtarisht me klubin.
Marrëveshja është arritur pers shumën e 500,000 eurove si huazim me të drejtë blerje për 9 milionë euro.
Luciano Spalletti tash e një kohë është duke kërkuar një mbrojtës të qendrës duke bërë edhe shaka me këtë kërkesë.
Interi është duke punuar për disa lojtarë, por nëse ka blerje të gjitha do të vijnë si huazim me të drejtë blerje, shkaku i financave. /Telegrafi/