Telegrafi

Interi gati ta shesë Icardin në Angli

Interi është shprehur i gatshëm që të shesë superyllin e ekipit, Mauro Icardi.

Icardi ka dështuar të tregojë veten këtë sezon, duke realizuar vetëm 11 gola në Serie A.

Kështu, Nerazzurët i kanë hapur dyert Manchester Unitedit dhe Chelseat sipas Corriere dello Sport.

Edhe Antonio Conte edhe Jose Mourinho e duan lojtarin dhe ofertat pritet të satartojnë nga 30 milionë euro. /Telegrafi/