Mesfushori portugez Joao Mario, është në sezonin e tij të dytë te Interit, por assesi nuk ka arritur të bind dhe ta arsyetojë shumë e paguar për të.
Ai vazhdo të mbetet një zgjedhje e dytë për Luciano Spalettin.
Kjo situata ka bërë që lojtari të mendojë seriozisht largimin, madje që në janar.
Ai ka thënë sa ishte në grumbullim me Kombëtaren e Portugalisë, se do ta mendojë largimin nëse nuk ndryshon situata.
Këto deklarata nuk janë pritur aspak mirë nga drejtuesit e klubit, që tani kanë filluar të vlerësojnë ofertat në drejtim të tij.
Sipas medieve italiane, drejtuesit janë të gatshëm ta shesin dhe për këtë i kane vënë çmim edhe kartonit të tij.
Kush dëshiron ta blejë Marion duhet të paguajë hiq më pak se 30 milionë euro.
Interi do të humbiste me blerjen e tij 13 milionë, pasi lojtari ishte blerë për 53 milionë euro, një shumë rekord për klubin. /Telegrafi/