Inter mund ta përdorë Joao Marion duke e huazuar për të ulur çmimin e kërkuar të Tottenham Hotspur për belgun Mousa Dembele.
Nerazzurët i kanë vënë vëzhgimet e tyre në veteranin e Tottenhamit, Dembele, i cili mbush 31 vjet muajin e ardhshëm.
Kontrata e mesfushorit belg skadon në qershor të vitit 2019 dhe shumë skuadra janë vënë pas shërbimeve të tij.
Oferta fillestare e Interit prej 10 milionë eurosh u hodh poshtë nga anglezët, pasi skuadra nga Liga Premier dëshiron të afrohet te shifra prej 30 milionë euro.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Inter mund të përpiqet të qetësojë plasaritjet duke përfshirë Joao Marion në huazim me opsion blerje si pjesë të marrëveshjes.
Reprezentuesi 25-vjeçar portugez u nënshkrua nga Sporting CP në vitin 2016 për 40 milionë euro plus bonuse, por bëri shumë pak ndikim në Serie A.
Ai u huazua në West Ham United në muajin janar dhe impresionoi në Ligën Premier, duke kontribuar me dy gola dhe një asistim në 13 ndeshje.
Joao Mario është i etur të qëndrojë në Londër, kështu që Tottenham pritet ta zgjidhë këtë çështje duke lëshuar terren për Dembelen. /Telegrafi/