Telegrafi

Interi i frustruar me ankesat e Milanit ndaj gjyqtarëve

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi është i frustruar me ankesat e Milanit për gjyqtarët dhe ka vendosur të përdorë një qasje tjetër me mediat.

Derby della Madonnina e javës së kaluar përfundoi me polemika me Rossonerët që ankoheshin për një gol të anuluar në pjesën e dytë për pozicion jashtë loje.

Siç thekson La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë kanë qenë shpesh kritikë ndaj gjyqtarëve këtë sezon, ndërsa Nerazzurët kanë adoptuar një qasje të ndryshme me mediat.

Lexo po ashtu Kur finalizohet shitja e Milanit dhe ku qëndron procesi - dalin detajet e reja

Sipas raportimit, Interi është i frustruar me protestat e Milanit dhe po përpiqet të përdorë një metodë më të butë, veçanërisht gjatë intervistave para dhe pas ndeshjes.

Simone Inzaghi mbrojti zyrtarët e ndeshjes javën e kaluar dhe Beppe Marotta nuk është ankuar kurrë publikisht për gjyqtarin.

Lexo po ashtu Kualifikimi në Ligën e Kampionëve, Interi dhe Milani përfitojnë së paku 30 milionë euro

Pioli gjithashtu u ankua për lojërat që simulojnë dhe Inzaghi e ktheu kundër shefit të kuqezinjve, duke thënë se situata është e njohur për një kohë të gjatë dhe se VAR-i ‘duhet respektuar’.

Vetëm dy pikë ndajnë Milanin dhe Interin në tabelën e Serisë A, por Nerazzurrët mund të ngjiten në krye të mërkurën nëse fitojnë ndeshjen e tyre kundër Bolognas. /Telegrafi/