Telegrafi

Interi me fitore komode ndaj Empolit

(Foto: Twitter/Inter)

Interi e ka kryer detyrën në udhëtim te Empoli duke fituar me rezultat 2-0 në Stadio Carlo Castellani.

Nerëzzurrët e shënuan një gol në pjesën e parë, kur një harkim të Alexis Sanchez e shfrytëzoi Danilo D’Ambrosio për të shënuar me kokë (34’).

Zikaltrit vazhduan të luanin mirë edhe në gjysmën e dytë në përpjekje që ta shënonin golin e sigurisë dhe ia dolën.

(Foto: Twitter/Inter)

Lautaro Martinez shkoi përpara kah ana e djathtë dhe harkoi në zonë, ndërsa Federico Dimarco e futi topin në rrjetë (67’).

Falë kësaj fitoreje, Interi qëndron i treti në renditjen tabelare me 21 pikë, shtatë më pak se lideri Milan.

Për Empolin kjo ishte humbja e gjashtë, ndërsa ka arritur katër fitore dhe qëndron në kuotën e 12 pikëve. /Telegrafi/