Interi ka fituar 3-2 në udhëtim te Borussia Monchegladbachu në rrethin e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Pas vetëm 17-të minutash lojë, Nerazzurët kaluan në epërsi përmes Mateo Darmianit që u asistua nga Roberto Gagliardini.
Mirëpo, para se të përfundonte pjesa e parë, Alassane Plea (45+1) i barazoi shifrat në 1-1 me asistimin e Valentino Lazarov.
Në pjesën e dytë, ishte edhe një ritëm më i lartë i lojës, derisa u shënuan tre gola të tjerë.
Ishte Romelu Lukaku që në minutën ne 64-të riktheu epërsinë për Interin, derisa pranoi një top fantastik nga Marcelo Brozovic.
Sulmuesi belg (73′) nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e tretë për skuadrën italiane, me Achraf Hakimin që ishte asistuesit.
Por, Plea pas vetëm tre minutash arriti që të ngushtonte epërsinë e Nerazzurëve në 3-2, nga një asistim i Marcus Thuram.
Interi arriti që të mbante epërsinë deri në fund, duke marrë kështu tri pikë të mëdha me vete në shtëpi.
Monchegladbachu vazhdon të jetë lider i Grupit B me tetë pikë, Shakhtar Donetsku e Real Madridi me shtatë, derisa Interi është në të fundit me pesë sosh.
Kujtojmë se ndeshja e radhës për skuadrën që drejtohet nga Antonio Conte do të jetë ndaj Donetskut, derisa Los Blancos do kenë punë me gjermanët, e që në rrethin e fundit do të vendoset se kush e kalon grupin e kush shkon në Ligën e Evropës. /Telegrafi/