Telegrafi

Interi fiton ndaj Fiorentinës dhe kalon në gjysmëfinale

Festa e Nicolo Barella . (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi ka shënuar fitore ndaj Firorentinës me rezultat 2-1 në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë.

Djelmoshat e Antonio Contes ishin të vendosur në këtë takim, duke e kërkuar fitore nga fillimi.

Edhe pse tentime për gol kishte, nuk erdhi deri në fundin e pjesës së parë.

Pas një aksioni të bukur të Interit, Antonio Candreva përfitoi edhe nga ngathtësia e mbrojtjes mysafire për të shënuar për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Festa e golit të Antonio Candrevas. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Në fillimin e pjesës së dytë Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez kishin raste të mira që ra shtonin epërsinë, por nuk ia dolën.

Fiorentina arriti që në minutën e 60-të ta barazojë rezultatin. Ishte Marftin Caceres që shënoi me kokë për 1-1.

Martin Caceres. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Por Interi e ktheu shpejtë epërsinë. Nicolo Barella me një goditje të fortë nga afër zonës shënoi për 2-1.

Nicolo Barella. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Deri në fund më gola nuk kishte dhe Interi kalon në gjysmëfinale ku do të takohet me Napolin. /Telegrafi/